E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi ndash TurqiBerisha e Topalli kerkojne investime ne bujqesi

TIRANEuml ndash Gjate vizites se saj te pare ne Tirane ministrja e Familjes dhe Politikave Sociale te Turqise Fatma Sahin eshte takuar me kryeministrin Berisha dhe kryetaren e Kuvendit Topalli.
Berisha ka theksuar se do te ishte me interes qe investitoret turq te shtrijne aktivitetet e tyre ne fushen e bujqesise por edhe te turizmit ne Shqiperi duke sjelle ketu eksperiencen e nje vendi me tradita te shkelqyera ne kete fushe.
Sahin i kushtoi nje rendesi te vecante Protokollit te nenshkruar ne kuader te Komisionit Ekonomik Shqiptaro-Turk midis ministrise qe ajo drejton dhe Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes duke theksuar se ai do te kontribuoje ne rritjen e metejshme te bashkepunimit ekonomik si dhe zgjerimin e fushave te bashkepunimit mes dy vendeve.
Ndersa gjate takimit me kryetaren e Kuvendit Sahin dhe Topalli biseduanedhe per rendesine e forcimit te rolit te gruas ne vendimmarrje. Ne kete kuader ministrja turke i percolli Kryetares se Kuvendit ftesen per te marre pjese ne punimet e konferences qe do te organizohet ne Stamboll me teme Transformimet ne shoqerine myslimane dhe roli i gruas ne shoqerine myslimane e cila do te mbahet me date 23 dhjetor 2011.
Investimet direkte dhe kontraktore te Turqise ne Shqiperi arrijne ne 1 miliard USD.
Volumi tregtar per vitin 2010 kapi shifrat e 366 milion dollare ndersa per 9 muajt e pare te vitit 2011 eksportet e Shqiperise drejt Turqise jane dyfishuar nga 57 milione ne 107 milione USD nderkohe qe importet nga Turqia jane te nivelit te vitit 2010 rreth 206 milione dollare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›