E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri, ngarkesë e madhe e familjeve për shërbime shëndetësore

Banka Botërore, në një raport të fundit vëren se mbështetja e madhe tek financimet vetjake e ka bërë sistemin shëndetësor shqiptar një nga me të pabarabartët në Evropë dhe Azi.

Sipas raportit, shqiptarët shpenzojnë në total rreth 750 milionë euro në vit për trajtim mjekësor. Por nga këto, vetëm 40 për qind paguhen nga Qeveria, ndërsa pjesën tjetër prej 60 për qind e paguajnë vetë qytetaret nga xhepi i tyre.

Kjo shifër e vendos Shqipërinë në vendin e 5-të në Evropë dhe Azinë Qendrore për nga pagesa për shërbimet shëndetësore nga buxhetet e tyre familjare, pas Azerbajxhanit, Taxhikistanit, Gjeorgjisë dhe Armenisë. Mesatarja e Bashkimit Evropian është rreth 17 për qind, ose tri herë më e vogël./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›