E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandela shtrohet në spital

Ish-presidenti afrikano-jugor, Nelson Mandela është shtruar në spital pas një infeksioni në mushkëri. Lajmi u njoftua nga zyra e presidentit të Afrikës Jugore, Jacob Zuma. Sipas njoftimit, Mandela është shtruar në një spital në Pretoria. Gjendja e tij përshkruhet si serioze, por e qendrueshme.

Ish-presidentit simbol i Afrikës Jugore prej disa ditësh kishte shqetësime shëndetësore. 94-vjeçari shtrohet për të dytën herë në spital në dy muajt e fundit.

Mandela shihet si babai i kombit në Afrikën e Jugut, për luftën e ndërmarrë kundër aparteidit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›