E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, 11-shi kundër DanimarkësPër Hanin ndeshja kundër Danimarkës është shumë e rëndësishme në planin personal, pas dështimit të dyfishtë me Maltën (0-0) e Hungarinë (0-1). Tifozi “VIP” i Kombëtares shqiptare në “Parken Stadium” të Kopenha

Shqipëria kundër Danimarkës (sot, 20:15) do të luajë me Besart Berishën si sulmues i vetëm, i mbështetur fuqimisht nga Ervin Skela. Trajneri Han ka vendosur ta rreshtojë skuadrën në skemën 4-4-1-1, duke preferuar vijën e mbrojtjes me katër lojtarë.

Në mesfushën ofensive do të jetë Duro nga krahu i djathtë e Lika nga i majti, ndërsa Skela do të jetë në rolin e një gjysmësulmuesi

Kështu 11-shi startues pritet të jetë: Hidi; Vangjeli, Dallku, Curri, Agolli, Duro, Lala, Bulku, Lika, Skela e Berisha.

Gjithsesi, trajneri holandez është i njohur për befasitë e tij, kur të njëjtën gjë bëri edhe kundër Hungarisë.

Për Hanin ndeshja kundër Danimarkës është shumë e rëndësishme në planin personal, pas dështimit të dyfishtë me Maltën (0-0) e Hungarinë (0-1).

Tifozi “VIP” i Kombëtares shqiptare në “Parken Stadium” të Kopenhagenit do të jetë Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Danimarkë.

Numri 1 i shtetit shqiptar kreu edhe një vizitë kortezie në hotelin ku është sistemuar Kombëtarja, duke i takuar dhe uruar personalisht trajnerin Han e futbollistët për një rezultat pozitiv ndaj kryesuesve të grupit tonë.

Presidenti Topi shoqërohej edhe nga deputeti i Peqinit, Dash Sula, njëherësh edhe zëvendëspresidenti i Shkumbinit.

Trajneri Han pohoi se ndihej i respektuar nga prania e Presidentit të Republikës, duke premtuar se Kombëtarja do të bëjë lojë të bukur.

Me të njëjtat vlerësime falënderuese u shpreh edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Kapiteni Altin Lala, si gjithmonë karizmatik, tha se “Topi përveç një president i mirë, është edhe një trajner i mirë. Na keni rritur moralin.

E Merkure, 01 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›