E Martë, 3 Nëntor 2026

“Shqipëria Bëhet” dorëzon në KQZ 21 000 nënshkrime për nismën ligjore të hapje së sistemit zgjedhor

Lëvizja politike “Shqipëria Bëhet” ka dorëzuar në KQZ 21 000 nënshkrime të qytetarëve për nismën ligjore për hapjen e sistemit zgjedhor (proporcional kombëtar me lista të hapura) dhe të drejtën për të votuar të emigrantëve.

Kreu i saj aktivisti Adriatik Lapaj shkruan me këtë rast në rrjetet sociale se ky ishte një rrugëtim sfidues gjatë të cilit takoi personalisht në stenda mbi 30 000 qytetarë. 

Sipas Lapajt procesi kërkonte mbledhjen e të dhënave personale të shtetasve dhe kopjen e firmosur të kartave të identitetit. 

Në kohën kur jetojmë këto procese duhet të bëhen online, ndaj në vazhdim do duhet ligji në këtë pikë të ndryshohet, shkruan Lapaj.

Tashmë KQZ ka 30 ditë kohë për të verifikuar nënshkrimet dhe t’ia kalojë Parlamentit.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›