E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç: Të izolojmë Kosovën nga organizatat ndërkombëtare

BEOGRAD- Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ka thënë se nëse Serbia mbetet e palëkundur në mosnjohjen e Kosovës. Sipas tij, Prishtina nuk do të ketë zgjidhje tjetër, përveç të kthehet në tryezën e bisedimeve, edhe nëse do të diskutohej për çështjen e statusit të saj .

“Nëse qëndrojmë të vendosur në mosnjohjen e Kosovës dhe vazhdojmë të ndalojmë Kosovën nga integrimi në organizatat ndërkombëtare, nuk do të ketë alternativa të tjera, përveç t`i kthehet tryezës së bisedimeve, ku nuk diskutohet vetëm rreth çështjeve teknike, ashtu siç ka qenë rasti i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës deri më tani, por edhe për çështjen e statusit”, ka thënë Jeremiç për mediat serbe.

Sipas tij, Serbia ka pasur sukses në bllokimin e përpjekjeve të Kosovës për t`u bërë anëtare e ndonjë organizate politike ndërkombëtare. “Ne kemi arritur të luftojmë për pozitën ku çdo hap i ardhshëm i Kosovës në arenën ndërkombëtare, varet nga qëndrimi i Serbisë”, ka thënë Jeremiç.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›