E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëria U-16, çfarë disfate!

Shqipëria U-16 për djem, që drejtohet nga Vladimir Xheka, është mundur me 59 pikë diferencë nga Qipro në Kampionatin Europian, Divizioni C, në Prishtinë. 110-51 për Qipron, ndërsa edhe djemtë kuqezi konfirmojnë që nuk kanë vazhdimësi në rezultate.

Një ndeshje zhgënjyese, ndërsa qipriotët kanë fituar periodën e parë 26-15. Më pas të dytën 25-12 dhe në pushim kanë kryesuar 51-27. 28-8 perioda e tretë për Qipron, që thellon në 79-35. E fundit 31-16 dhe në total 110-51. Lojtari më i mirë i Shqipërisë në këtë ndeshje ishte Skendi Sinani me 12 pikë të realizuara, 10 kapje topi në tabelë, 1 asist, 1 rrëmbim topi në aksion e sipër të kundërshtarit dhe 1 bllok. Ndeshja e radhës për Shqipërinë U-16 do të jetë të dielën në ora 17:30 ndaj Azerbajxhanit.

Sakaq Shqipëria U-18 ndeshjen e parë në Kampionatin Europian, Divizioni B, ndaj Bosnje-Hercegovinës do ta luajë më 24 korrik, sepse nuk ka mbërritur në kohë në Matosinhos të Portugalisë. Shkak është bërë kompania ajrore Lufthansa, ndërsa kuqezinjtë të enjten janë bllokuar në Mynih për shkak të anullimit të udhëtimit e në Portugali kanë mbërritur të premten kur ka nisur aktiviteti. Për kuqezinjtë e Mikel Serbos zbritja në fushë është të shtunën ndaj Malit të Zi në ora 14:00. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›