San Marino, “viktima” e djemve kuqezi

Shqipëria e moshës deri në 16 vjeç në basketboll për djem, që drejtohet nga Vladimir Xheka, e ka nisur me fitore pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Europian, Divizioni C. Bëhet fjalë për ballafaqimin me San Marinon, ndërsa ky kampionat është duke u zhvilluar në Prishtinë.
Një fitore me përmbysje për kuqezinjtë, të cilët kanë fituar periodën e parë 19-18. 15-16 e dyta për San Marinon dhe në pushim gjithçka është e barabartë, 34-34. 22-16 perioda e tretë për Shqipërinë, e cila ka thelluar në 56-50. 17-17 e fundit, por që nuk e zbeh fitoren e kuqezinjve, që është në shifrat 73-67.
Lojtari më i mirë i Shqipërisë U-16 në këtë ndeshje ishte Arlis Brika me 21 pikë të shënuar, 14 kapje topi në tabelë, 1 asist, 1 rrëmbim të topit të kundërshtarit në aksion e sipër dhe 2 bllokime.
Ndeshja e radhës për Shqipërinë e moshës deri në 16 vjeç do të jetë të premten në ora 17:30 ndaj Qipros, kurse i gjithë ky kampionat përfundon më 27 korrik me shpresën që Shqipëria do të bëjë hapin e madh të kalimit në Divizionin B.