E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria U-21 humbet 2-1 me Malin e Zi

(Albania Sport Agency)(UPDATE)- Shqipëria U-21 humbi 2-1 takimin miqësor me Malin e Zi, të zhvilluar në stadiumin "Loro Borici", ora 17:00. Kuqezinjtë e Bushatit e mbylli me fitore pjesën e parë me golin e sulmuesit të Kievos, Xhulian Rrudho (31'), gol që erdhi pas një kombinimi Bakaj-Sukaj-Rrudho. Në pjesën e dytë, Bushati kreu disa zëvendësime duke futur Malindin, Progrin dhe Milen. Në këtë pjesë erdhën edhe dy golat e malazezëve, që u shënuan brenda tri minutave: Vujovic 58' dhe Zverotic 61'. Golat më tepër ishin për faj të portierit. Kapiteni i Shqipërisë U-21 ishte Andi Lila.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›