Përjashtohet Tomori, sezoni tjetër në të Dytën

Federata nuk mund të toleronte nëpërkëmbjen e futbollit, dhe aq me tepër të autoritetit të saj, ku përvec gjyqtarit të dhunuar fizikisht, institucioni që qeveris futbollin shqiptar ishte njëlloj i dhunuar moralisht.
"Klubi i Futbollit "Tomori" për shkak të dëmtimit të arbitrit (Kastrati) si pasojë e goditjeve me sende të forta me atë mase që e ka bërë të pamundur gjykimin e mëtejshëm prej tij dhe në bazë të neneve 24/17; 22/3.4 dhe nenit 4/8 të Kodit të Drejtësisë Sportive duke marrë parasysh dhe shkallën e rëndë të gjendjes shëndetësore të arbitrit e të veprimit të kryer përjashtohet nga kampionati dhe cdo aktivitet zyrtar për sezonin 2006-2007 dhe zbret një kategori me të ulët për sezonin 2007-2008", thuhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës.
Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ndërmori ndëshkime drastike në lidhje me incidentet e rënda të ndodhura gjatë takimit Tomori-Lushnja duke i dhënë fitoren në tavolinë 2-0 Lushnjës, dhe po këtë gjë bëri edhe me ndeshjen Tomori-Skënderbeu duke ia dhënë 2-0 ndeshjen në tavolinë Skënderbeut. Disiplinori morri dhe një masë tjetër ekstreme.
Ndeshjet e mbetura të planifikuar ne kalendar për tu zhvilluar nga ky ekip do tu jepen ekipeve respektive me rezultatin 2-0.