E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëria U17, nuk u ndahet humbjeve

Shqipëria e moshës deri në 17 vjeç i ka mbyllur me humbje ndeshjet në grupin A në finalet e Kampionatit Europian, që është duke u zhvilluar në vendin tonë. Pas Portugalisë dhe Gjermanisë, edhe Franca shënon katër gola, kurse kuqezinjtë e mbyllin grupin me golaverazhin 0-12.

Shqipëria ka kërkuar të tentojë portën e Francës me Dyrmishin e Llanës. Ky i fundit ka goditur në të 16’, por jashtë. Sinjalet e forta të Francës kanë ardhur në të 21’, kur Bartola ka goditur shtyllën. Paralajmëron golin e francezëve Leçeze, i cili gjuan jashtë.

Dhe goli i avantazhi ka ardhur në të 33’, ndërsa mban për autor Diandaga. Në pjesën e dytë ka thelluar Kulibali në të 51’. Më pas dygolëshi i N’Gesan në të 66’ dhe në të 79’ e përfundimisht 4-0. 7 pikë për Francën dhe golaverazhi 7-0 e vendi i parë në grupin A, teksa në gjysmëfinale do të luajë me të dytën e grupit B.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›