E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia U21 luan sot ne fushen e Spanjes

Shqipëria U21 do të luajë sonte në mbrëmje, në orën 20:30, në fushën e Spanjës për eleminatoret e kampionatit europian.
Skuadra e Skënder Gegës ishte pushim më datën 5 shtator, datë kur Spanja U21 fitoi 6-2 në fushë e Austrisë.
Kuqezinjtë e rinj janë në vendin e fundit në grupin 4 eleminator, me 3 humbje në 3 ndeshje të luajtura, ndërsa kjo e mbrëmjes së sotme është përballja më e vështirë në eleminatore.
Shqipëria është mundur në Durrës nga Hungaria 1-2, në Vlorë nga Austria 0-1 dhe në Bosnjë Hercegovinë 1-4.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›