E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidan kunder transferimit te Bejl te Reali

“Askush nuk vlen 100 milionë euro”.
Fjala e Zinedin Zidan, i cili është shprehur se shuma e paguar nga Reali I Madridit për të blerë Geret Bejl është e ekzagjeruar.
Tashmë në rolin e zëvendësit të trajnerit Karlo Ançeloti, Zidan është vënë në krah të personave që e cilësojnë të tepruar çmimin që klubi madrilen pagoi për mesfushorin uellsian.
Ish-futbollisti francez u ble nga Reali në vitin 2001 për 75 milionë euro, por edhe kjo shumë sipas tij ishte e pajustifikueshme.

Toti pranë rinovimit me Romën me një rrogë 3.5 milionë euro në sezon
Françesko Toti nuk largohet nga Roma.
Kapiteni ka hedhur poshtë të gjithë zërat se ai do t’i jepte fund karrierës si futbollist në fund të këtij sezoni.
Sulmuesi ka rinovuar kontratën me klubin roman.
Kontrata e re do të jetë deri në vitin 2016, ndërsa futbollisti do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon. Edhe pasi të largohet nga fusha e lojës, Françesko Totit do të vazhdojë të jetë pjesë e Romës, pasi atij do t’i jepet një kontratë e re 5-vjeçare për një post në klubin e kryeqytetit italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›