Shqipëria VOTON/ Hapen qendrat e votimit në gjithë vendin, të drejtë kanë 3.6 milionë qytetarë
Procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale të 14 Majit, ka nisur zyrtarisht në orën 07.00 të mëngjesit të kësaj të diele. Situata paraqitet pa probleme, me raste sporadike të ndaluara nga policia, për blerje votash në zonat rurale, kryesisht në veri të vendit.
Materialet zgjedhore janë shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit dhe të drejtë për të votuar kanë 3,650,550 shtetas shqiptarë, sipas listës përfundimtare të zgjedhësve, të Ministrisë së Brendshme.
122,545 zgjedhës votojnë për herë të parë, ndërsa 1,111 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Ngjarja e vetme madhore që ka shënjuar këtë proces, është arrestimi i Fredi Belerit për blerje votash, kandidat i koalicionit "BF" për Himarën.
Në të gjithë vendin janë 5,213 qendra votimi dhe qytetarët mund të shprehin vullnetin e tyre deri në orën 19.00 të mbrëmjes së sotme, duke përdorur një kartë identiteti apo një pasaportë biometrike, të vlefshme.
Dita e zgjedhjeve është akti më i natyrshëm në një shoqëri të lirë dhe përbën në vetvete thelbin e Demokracisë. Ndaj, të gjithë shtetasit shqiptarë me të drejtë vote duhet t'u drejtohen sot kutive të votimit për shprehur vullnetin e tyre të lirë, për të zgjedhur personat që mendojnë se do të përmirësojnë komunitetin e tyre.
Autoritetet shtetërore, kanë për detyrë të sigurojnë mbarëvajtjen e këtij procesi, si dhe të garantojnë se të gjithë qytetarët që paraqiten për të votuar, janë të lirë dhe të pandikuar në vullnetin e tyre nga persona të tjerë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
