Shqipëria, barazim i hidhur në Letoni

Shqipëria nuk mundi të shkonte më tej se barazimi 1-1 me Letoninë në Riga, duke ndërlikuar së tepërmi planet për vendin e dytë në Grupin K. Një takim i vendosur që në pjesën e parë nga kapitenit vendas, Çernomordijs, i cili shënoi në të dyja portat.
Kuqezinjtë e Silvinjos vendosën menjëherë kontrollin në pjesën e parë, duke qarkulluar topin në gjysmëfushën letoneze, që ishte rreshtuar me synimin për t’u mbrojtur e për të rrezikuar me kundërsulme. Shqipëria jep përshtypjen se ka gjithçka në dorë dhe kërkon me durim golin, por në minutën e 18-të vjen befasia.
Në një sulm të rrallë të Letonisë, Kumbulla pengon Gutkovskis dhe penallti. Pas tri minutash shqyrtim nga VAR, gjuajtjen e merr përsipër Ikaunieks, por Strakosha bën heroin dhe grushton. Në minutën e 29-të më në fund rezultati zhbllkohet. Pas krosimit nga Hoxha, portieri ndërhyn duke grushtuar topin para Manajt, por sfera përplaset në këmbët e Çernomordijs dhe hyn në rrjetë. 1-0 për Shqipërinë, që i afrohet edhe golit të dfytë me Asllanin, në minutën e 36-të, por gjuajtja e tij del jashtë, fare pranë shtyllës.
Teksa pritej pushimi, Letonia befason me kapitenin Çernomordijs, që barazon me kokë pas një krosimi të lartë. Kuqezinjtë rinisin sulmet në pjesën e dytë dhe rrezikojnë me Brojën në minutën e 52-të. Më pas, në të 55-tën, Asllani gjuan dhe pret portieri letonez.
Në minutën e 64-t, Asllani jep një pasim vertikal të shkëlqyer te Manaj në zonë, por sulmuesi nuk arrin të kontrollojë topin i vetëm përballë portierit. Që aty nis një periudhë loje sterile, vetëm me pasime të shumta e asnjë rast, deri në të 80-tën, kur Manaj gjuan me të majtën dhe pret Zviedris.
Rasti i fundit për Shqipërinë vjen në minutën e tretë shtesë, kur Bajrami depërton në fundore e kroson, Zviedris i ndërpet topin që shkon te Asllani, i cili gjuan mbi tra. Pas një loje zhgënjyese në pjesën e dytë, ndeshja mbyllet dhe Shqipëria tani ka vetëm një pikë më tepër se Serbia, që ka luajtur dy ndeshje më pak.
LETONI-SHQIPËRI 1-1
Golat: Çernomordijs 45’+4 / Çernomordijs 29’(aut.)
Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Letonisë dhe Shqipërisë.
90’ + 3 – Bajrami bën gjithçka bukur nga e djathta e sulmit, por në fund nuk ka mundur të gjejë pasimin e duhur për një nga shokët e skuadrës.
80’ – Mundësi e mirë për kuqezinjtë, pas një aksioni të bukur Manaj godet në një pozicion të vështirë, por pa shumë rrezik për portierin e skuadrës vendase.
64’ – Asllani jep një pasim të zgjuar për Manajn në brendësi të zonës, por sulmuesi kuqezi nuk u tregua i vëmendshëm.
55’ – Asllani godet rrezikshëm me një të djathtë nga distanca, por reagimi i portierit letonez është në lartësinë e duhur.
52’ – Një mundësi e mirë për mirë për kuqezinjtë, në fillim Ismajli e më pas Broja nuk kanë mundur të finalizojnë tentativat e tyre.
Nis pjesa e dytë…
Mbyllet pjesa e parë në barazim 1-1
45’+4 – Shënon Letonia, Çernomordijs ka goditur saktësisht me kokë duke vendosur barazpeshën, 1-1.
36’ – Asllani ka provuar me një goditje nga distanca me të majtën, topi ka përfunduar jashtë ngjitur me shtyllën.
29’ – Goooooool! Shqipëria ka kaluar në avantazh përballë Letonisë me një autogol të Çernomordijs.
21’ – Strakosha është treguar i pakalueshëm përballë Ikaunieks, i cili goditi një penallti të shkaktuar nga Kumbulla.
12’ – Një sulm i rrezikshëm për kuqezinjtë, Broja-Laçi shfaqen në zonën letoneze, por finalizimi është i gabuar, goditja e Laçit ndalet nga mbrojtja.
8’ – Një top i Asllanit për Manajn, mbrojtja letoneze largon rrezikun duke sjellë një goditje këndi për kuqezinjtë.
2’-Letonezët rrezikojnë me një goditje me kokë nga ana e Gutkovskis, por Strakosha tregohet i vëmendshëm.
Ka nisur sfida në “Skonto Stadium” mes Letonisë dhe Shqipërisë
Letonia: Zviedris, Jurkovskis, Çernomordijs, Balodis, Jaurizems, Saveljevs, Ciganiks, Varslavans, Zelenkovs, Ikaunieks, Gutkovskis. Trajner: Nicolato
Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Balliu, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj. Trajner: Silvinjo