E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dialogu Kosovë-Serbi/ Në Bruksel po zhvillohet një takim trepalësh

Në Bruksel u zhvillua një raund dialogu në nivel kryenegociatorësh. 

Ky është një takim trepalësh mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Serbisë, i pari për këtë vit dhe i pari për emisarin evropian për dialog, Peter Sorensen.

Sikurse raportojnë mediat e Kosovës, ky takim është i pari dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Peter Sorensen.

Takimi i sotëm është vazhdimësi e takimeve të zhvilluara javën e kaluar kur planifikohej që të mbahet një takim i përbashkët, por deri te i cili nuk erdhi për shkak të vonesave në fluturim të kryenegociatorit serb Petar Petkoviç.

Nuk ka detaje rreth pikave të diskutimit, por për zyrtarët evropianë konsiderohet sukses fakti se u realizua takimi i përbashkët.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›