E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria bëhet” para kryeministrisë, Lapaj dhe mbështetësit e tij kërkojnë largimin e Edi Ramës

Ashtu siç ishte lajmëruar më parë aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”protestuan këtë të shtunë përpara kryeministrisë.

Nuk munguan tensionet teksa një grup qytetarësh u përplasën me uniformat blu.

Shkak për këtë u bë tentativa e përsëritur e uniformave blu për heqjen e gjeneratorit të vendosur përballë selisë së qeverisë.

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj tha se vendi ndodhet ne situatë shumë të rëndël, ndërsa lëshoi një sërë akuzash drejt kryeministrit Edi Rama.

Prej disa ditësh, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe aktivistë të kësaj lëvizje janë vendosur pranë kryeministrisë duke theksuar se nuk do të lëvizin nga bulevardi deri në largimin e kryeministrit Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›