E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria dështon në Eurovision, Perëndimi gëzohet nga largimi i ballkanasve

lulgjurajAdrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, që përfaqësuan Shqipërinë në festivalin e përvitshëm të këngës në Europë, dështuan në natën e dytë gjysmëfinale, duke mos u kualifikuar për natën finale.

Kënga e tyre Identitet nuk ka bindur jurinë dhe publikun, që kanë votë të ndarë me nga 50 përqind.

Një vit më parë Shqipëria u rendit e pesta në Eurovision, me këngën e Rona Nishliut Suus, por kësaj here dështuam.

Ajo që ka gëzuar mediat perëndimore ka qenë eliminimi i ballkanasve që në natën e parë. Duket se shkak është bërë votimi preferencial i këtyre vendeve, jo duke u bazuar tek cilësitë e këngëve, por tek afërsia me vendin konkurrues.

Natën e parë u eliminua Serbia, Mali i Zi, Kroacia dhe Sllovenia. Mbrëmjen e dytë u larguan Shqipëria, Maqedonia e Bullgaria.

Greqia dhe Rumania janë dy ballkanaset e mbetura në garë.

Ky edicion zhvillohet në Suedi dhe konkurrentet favorite janë nga Danimarka, Norvegjia dhe Ukraina.

Ndërkohë kënga shqiptare është vlerësuar nga Mirror e Anglisë si një këngë rock e viteve 80, e ngjashme me hitet e U2.

Nuk është cilësuar një këngë e mirë, por të paktën anglezët thonë se ka sjellë pak atmosferë rock në Suedi./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›