E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria dhe Kosova me kurrikula të përbashkëta në 2015-tën

Shqipëria dhe Kosova po punojnë ngushtë për të pasur një kurrikul të unifikuar për vitin shkollor 2015-2016.Deri më tani, Kosova dhe Shqipëria kanë abetaret e njëjta dhe duke nisur që nga viti i ardhshëm do të jenë të unifikuara edhe tekstet e Historisë dhe Gjuhës shqipe. Ministria e Arsimit të Shqipërisë bën të ditur se dy vendet po punojnë për kurrikula të përbashkëta shkollore për të gjithë sistemin parauniversitar, transmeton Shekulli.

Kjo përfshin njësimin e të gjitha teksteve, nga klasa e I-rë deri në të IX-ën. Fillimisht po punohet për unifikimin e teksteve të Historisë dhe Gjuhës shqipe dhe më pas kurrikula do të zbatohet në shkollat shqiptare nga sezoni shkollor 2015-2016.

Ministritë e Arsimit të të dy vendeve janë duke punuar ngushtësisht për të shmangur edhe problemet që mund të sjellë përshtatja e dy sistemeve të arsimit parauniversitar./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›