E Diel, 1 Nëntor 2026

"PDK-ja po keqqeverisë me arsim, shëndetësi, njohjet etj"

Berat Buzhala ka lëshuar kritika për shumë prej personave të partisë ku ai bën pjesë. Ai ka kritikuar një pjesë të ministrave të qeverisë dhe lavdëruar dy- tre prej tyre.
Ja cilët janë njerëzit e PDK-së që nuk i pëlqejnë Buzhalës sipas një intervistë të tij në Klan-Kosova: Enver Hoxhaj, Rexhep Hoti, Ramë Buja, Bajram Rexhepi, Lirak Çelaj si dhe Ferid Agani të cilit nuk ia ka përmendur emrin por ka thënë se niveli i shëndetësisë në Kosovë krahasohet me kampet e Aushvicit.

Ai i cili ishte quajtur nga udhëheqës të partisë “parashutist në PDK”, phër nivelin e arsimit është treguar shumë i ashpër. Për politikën e jashtme ka thënë se ka bërë më shumë Pacolli, kurse për Prishtinën ka thënë se Lirak Çelaj nuk do ta fitonte garën. Ndërkaq, sipas tij Rexhep Hoti është pasuruar në kurriz të PDK-së.
Ministrat që Buzhala ka lavdëruar janë edhe disa prej miqve të tij: Vlora Çitaku, Mimoza Kusari- Lila, Dardan Gashi, Memli Krasniqi, Nenad Rashiq dhe pjesërisht Hajredin Kuçi meqë gjendja e gjykatave është e keqe.

“Po ekzistoka rreziku se në vend që me e ndryshu politikën, me të ndryshu politika ty. Unë kam pritur dy vjet por tash kam filluar ta kritikoj partinë në facebook se nuk po ka efekt”, ka thënë Buzhala.

Ai ka folur për të gjitha familjet e dëshmorëve duke thënë se nuk mund të flasin për politikë, meqë nuk kanë parti politike. “Ata që kanë mendime politike le të hapin parti dhe të mos e bëjnë politikën prej odave”, ka shtuar ai.
Sipas tij, brenda PDK-së duhet të fillojë një politike liberale.

Ai ka thënë se është shumë i pakënaqur me zgjedhjet se si kanë shkuar në Konventën e VI-të të PDK-së dhe zgjedhjet e Këshillit Drejtues të kësaj partie.
“Është fryma dhe klima që të bën të mos kritikosh aty. Unë desha të flas për keqqeverisje por para meje foli Rexhep Hoti për të cilin nuk kam asnjë respekt”, ka thënë ai.
Kohëve të fundit është spekuluar se Buzhala do të kritikojë më shumë për t’u tërhequr më pas që t’i kthehet mediave. Ai në emision tha që nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga politika.

Në emision e ka ripërsëritur kritikat për opozitën, LDK-në dhe VV-në./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›