E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia e Austro-Hungaria konference ne Shkoder

Në kuadrin e 100-vjetorit te Shpalljes se Pavaresise, Fakulteti i Shkencave Shoqerore dhe Instituti i Studimeve Albanologjike me mbeshtetjen e Konsullates Austriake te Nderit ne Shkoder kane zhvilluar ne ambientet e rektoratit Konferencen Shkencore me teme “Shqiptaret dhe Austro-Hungaria nga fundi shek. XIX deri ne dhjetevjeçaret e pare te shek. XX”.

Nga profesoret e universitetit te Shkodres u mbajten tema  me mjaft interes qe kane  te bejne me politikat arsimore te Austro-Hungarise si“Albanologët austro-hungarezë në vështrimin e studiuesit italian Carlo Tagliavini”nga Mimoza Priku, “Politika arsimore e Austro-Hungarisë në Shqipërinë e Veriut” nga Rokin Daberdaku dhe “Studiuesit austro-hungarezë në kërkimet shkencore në Shqipëri” nga Mahir Hoti.

Nderkohe inetres paraqiten dhe punimet qe kane te bejne me mbshtetjen qe ka dhene Austro-Hungaria  mbi çeshtjen shqiptare si Qëndrimi i Perandorisë Austro-Hungareze mbi çështjen shqiptare dhe kufiri i Shqipërisë së Jugut 1913-1914” nga Romeo Gurakuqi. Austro -Hungaria  dhe Shqiperia dhe ne veçanti Shkodra ka nje lidhje sa te  hershme aq dhe miqesore, ku dihet roli dhe kontributi mbeshtetes  i Austro-Hungarise  mbi çeshtjet shqipatre nder vite.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›