E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane aksion per lirimin e hapesirave publike

Hapesira publike te lira ne sherbim te qytetareve dhe me shume mundesi per levizjen e kembesoreve. Me kete synim, Bashkia e Tiranës ka nisur mengjesin e sotem nje aksion për lirimin e hapësirave publike, të zëna nga subjekte të ndryshme.

Aksioni ka nisur fillimisht ne zonën e “Ish-Bllokut”. Bashkia vendosi lirimin e hapesirave te zena nga bizneset si, çadra, vazo lulesh apo sende të tjera që kishin bere bllokimin e trotuareve. Sipas Policisë Bashkiake, ne kete menyre ishte bllokuar hapësira publike në mënyrë të paligjshme.

Në këtë aksion, policia bashkiake mbështetet edhe nga ajo e rendit për të evituar ndonjë konfrontim të mundshëm me tregtarët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›