Shqipëria, e fundit dhe në “Fair Play”

Shqipëria e futbollit renditet në tri vendet e fundit përsa i përket klasifikimit të “Fair Play”, lojës së pastër, një renditje kjo e hartuar nga UEFA dhe të publikuar në faqen e saj zyrtare.
Saktësisht, Shqipëria, me 7.511 pikë (27 ndeshje të luajtura), renditet në vendin e 51-të nga 53 federata të vendeve europiane që aderojnë në UEFA, duke lënë pas vetëm shtete modeste si Andorra (vendi i 52-të, 7.483 pikë) dhe San Marino (53/7.464).
Futbolli shqiptar njihet për ashpërsinë e tij, kartonët e shumtë të verdhë dhe të kuq, të marrë në nivelin e Kategorisë Superiore dhe në paraqitjet ndërkombëtare, si me klubet ashtu dhe në nivel kombëtareje.
Norvegjia (8.34 pikë, 51 ndeshje të luajtura)
është kampionati më “fair play” të bazuar në kompeticionet e UEFA-s, midis ndeshjeve të klubeve dhe ekipeve kombëtare për periudhën 1 maj 2010 deri 30 prill 2011.
Në konsideratë sipas komunikatës së UEFA-s, janë marrë ndeshjet deri më 31 dhjetor të vitit 2010. Norvegjia lë pas Anglinë (8.225 pikë, 106 ndeshje), e dyta, dhe Suedinë, e treta (8.172 pikë, 56 ndeshje).
Të tri këto vende janë në garë për tri ekipe shtesë në turin e parë kualifikues të Ligës së Europës në sezonin 2011-2012. Renditjet janë marrë për federatat që luajnë një minimum prej 27 ndeshjesh. Pikët janë kalkuluar duke ndarë totalin e ndeshjeve të UEFA-s me numrin e federatat që marrin pjesë në UEFA.
Në dhjetë vendet e para janë dhe Irlanda (4), Gjermania (5), Danimarka (6), Islanda (7), Finlanda (8), Spanja (9) dhe Holanda (10).
Nga vendet ballkanike, federata më “Fair Play” është Bullgari (14), Maqedonia (27), Serbia (39), Turqia (40), Kroacia (42), Mali i Zi (44).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 17 Janar 2011