E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhiu: Besa me mentalitet fituesi

Besa, nënkampionia në fuqi e Superligës, bëri një gjysmësezoni shumë të dobët, duke e mbyllur pjesën e parë të edicionit 2010-2011 në vendin e 10-të, me pikë të barabarta me Bylisin debutues, të dy nga 15 pikë pas 16 ndeshjesh.

Por, merkatoja e fuqishme dhe cilësore (Elvis Kotori, Erand Hoxha, Ylli Shameti, Bledar Mancaku, Arlind Nora, Fation Sefa, Matko Djarmati) përgatitja serioze në Turqi kanë ndryshuar komplet atmosferën në Kavajë.

Trajneri Gerdi Haxhiu: “Ekipi është harmonizuar. Normalisht në çdo ekip pas ardhjeve të reja ka një periudhë përshtatjeje. Tani repartet funksionojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin. Një gjë të tillë skuadra e tregoi dhe në miqësore, ku ka arritur të fitojë. Është një ekip me mentalitet fituesi”.

Besa humbi vetëm një nga katër ndeshjet miqësore në Antalia, atë me rusët e Uralit, ndërkohë që fitoi me turqit e Diabarkirsporit, azerbajxhanasit e Inter Baku dhe kazakistanezët e Tobolo. 

Kavajasit, që sezonin e kaluar fituan dy nga tre trofetë, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën, vuajtën shumë në fazën finalizuese, ndërkohë që në bankinën e Besës në këto javë janë ulur jo pak, por tre trajnerë: Shpëtim Duron (4 javë), Përparim Daiun (6 javë) dhe nga java e 11-të drejton Gerd Haxhiu.

Besa largoi një numër të madh lojtarësh: 9 të tillë, Edvan Bakaj, Edin Ferizoviç, Bilal Velija, Minas Osmani, Betim Aliju, Semir Haxhibuliç, Sead Haxhibuliç, Marjus Ngjela dhe Sokol Cikalleshi.

Verdhezinjtë kanë nisur edhe përgatitjet ndaj Vllaznisë së vendit e tretë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 18 Janar 2011

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›