E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia e madhe do te destabilizoje Ballkanin

TIRANE-Lufta a Kosoves ne 1999 dhe mundesia e krijimit te nje Shqiperie te Madhe duke se e ka nervozuar tej mase Athinen zyrtare. Kjo behet e ditur sipas nje raporti te Kongresit amerikan te publikuar se fundmi edhe ne Wikileaks ben te ditur sot e perditshmja Gazeta Shqiptare. Raporti i hartuar ne 27 maj te vitit 1999 nga specialistja e ceshtjeve te jashtme ne Departamentin e Shtetit Carol Migdalovitz pershkruan situaten ne Ballkan gjate luftes se Kosoves dhe friken e Greqise se kjo mund te shkaterroje ekonomine e vendeve te rajonit dhe nese nje rezolute per Kosoven mund te mbeshtetet nxit edhe mundesine per krijimin e nje Shqiperie te Madhe. Greqia i frikesohet nje rezolute per Kosoven ne Keshillin e Sigurimit qe do te krijonte nje shtet te pavarur por ne vetvete do te nxiste krijimin e Shqiperise se Madhe qe do te destabilizonte rajonin dhe do te provokonte nje lufte me te gjere shkruhet ne kete dokument.

Por sipas ketij raporti te uublikuar sot ne Gazeta Shqiptare ne nje tjeter skenar qe pershkruhet nga Athina refugjatet mund te tentojne te hyjne ne territorin grek dhe ne kete rast do te zmbrapseshin me forca nga forcat ushtarake gje qe do te nxiste Turqine te ndihmonte Shqiperine ne kete konflikt. Greqia strehon rreth 400000 emigrante shqiptare dhe do te ishte teper i ndjeshem reagimi i tyre ndaj keqtrajtimit te emigranteve. Nga ana tjeter thekson raporti Greqia i frikesohet pavaresise se Kosoves qe ne vetvete do te nxiste krijimin e Shqiperise se Madhe qe do te destabilizonte rajonin dhe do te provokonte nje lufte me te gjere.

d.b/BalkanWeb
Lidhje te tjera Mbyllet faqja e Wikileaks rrezikon arrestin Asanzh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›