E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavaje dy ne pranga per vrasjen e 20-vjecarit te enjten

Viktima ishte shtetasi Bruno Kallasi 20 vjec me banim ne Kavaje i cili ka gjetur vdekjen e ne spitalin e qytetit te Durresit.

Ai eshte goditur me arme te ftohte e llojit thike nga dy persona te tjere. Ne vendngjarje menjehere kane mberritur forca te Hetimit te Krimit te Komisariatit te Policise Kavaje te cilet kane bere keqyrjen e vendit te ngjarjes si dhe po sqarojne rrethanat e kesaj ngjarje.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas nje grindje per motive te dobeta te ndodhur midis viktimes Bruno Kallasi dhe bashkemoshatarit te tij shtetasit Arjan Leka 23 vjec me banim ne Kavaje. Ndaj autorit te dyshuar te kesaj ngjarje shtetasit Arjan Leka eshte marra masa e arrestit ne flagrance i cili aktualisht po merr mjekim ne Spitalin e qytetit te Durresit dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Po ashtu eshte arrestuar ne flagrance si bashkautor ne kete ngjarje dhe shtetasi Emiljano Leka 26 vjec me banim ne Tirane. Aktualisht jane kryer hetimet dhe veprimet procedurale ne vendngjarje nderkohe qe materialet do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane ne ngarkim te dy shtetasve te lartpermendur per konsumim te vepres penale te Vrasjes me dashje.

2010-12-03 0831

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›