E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike”, Rama publikon artikullin e EURONEWS: Lajmi që mërziti sorrat dhe korbat

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish mbi lajmin e Shqipëria renditej e para në botë për sigurinë kibernetike.

Në postimin e tij Rama ka publikaur lajmin e Euroneës, i cili konfirmon se Shqipëria renditet e para në botë me 98.33 pikë nga 100, përpara fuqive të mëdha teknologjike si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.


Postimi i Ramës:

???? Ja edhe EURONEWS-i global për një lajm që në Shqipëri i mërziti aq shumë sorrat, korbat dhe dështakzemërakët????????????

https://www.euronews.com/…/ëhich-countries-have-the…

????????SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE

Nga vendi që në vitin 2022 u godit nga një sulm masiv kibernetik i sponsorizuar nga Irani, tek vendi që sot kryeson renditjen globale për sigurinë kibernetike.

Sipas indeksit të publikuar edhe nga Euroneës, Shqipëria renditet e para në botë me 98.33 pikë nga 100, përpara fuqive të mëdha teknologjike si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Pikë maksimale për politikat kibernetike, bashkëpunimin ndërkombëtar, arsimin dhe kërkimin, mbrojtjen e infrastrukturës kritike, analizën e kërcënimeve, mbrojtjen e të dhënave, reagimin ndaj incidenteve, menaxhimin e krizave dhe luftën kundër krimit kibernetik.

Sulmi i vitit 2022 mund të na kishte gjunjëzuar. Ne e kthyem atë në një shtysë për transformim.

Rindërtuam kuadrin ligjor, centralizuam mbrojtjen kibernetike, forcuam kapacitetet tona dhe ngritëm partneritete të reja me Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara dhe kompanitë më të mëdha të teknologjisë.

Dhe sot, në një kohë kur Shqipëria digjitale ofron online 95% të shërbimeve publike, kjo mburojë është po aq jetike sa çdo infrastrukturë tjetër strategjike e vendit.

Nga objektivi i një sulmi shtetëror kibernetik, në numrin 1 të botës për sigurinë kibernetike????????????????

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›