E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria e pastër, Rama: Kjo ide e vjedhur nga Shoqëria Civile

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi sërish në Tëitter, për deklaratat e bëra nga kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.

Ai komentoi nismën më të fundit për të shpallur 20 Prillin si ditën e Shqipërisë së pastër, duke deklaruar se Berisha “mbasi zhyti Shqipërinë në plehra e po e mbyt edhe me plehra nga jashtë shtetit, kryeministri thotë dilni në aksion në datë 20 prill pastroni c'bëra”.

Rama akuzoi më tej Berishën se ka lënë pa fonde bashkitë e vendit, duke mos pasur asnjë plan për pastrimin e Shqipërisë.
“Bashkitë e bëjnë përditë këtë punë, është kryeministri që i ka lënë pa fonde dhe është qeveria që s'ka asnjë vizion e plan për pastërtinë e Shqipërisë.

Ai tha më tej, se këtë ide për Shqipërinë e pastër, Berisha ia ka vjedhur Shoqërisë Civile.
“Kjo ishte ide e Shoqërisë Civile që e shpalli për 9 maj dhe kryeministri vrapoi ta vjedhë duke harruar se qeveria e ka këtë detyrë përditë”, u shpreh ai më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›