E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria ende nuk i ka thënë “Po” hidrocentralt të Zhurit

Tiranë, 26 gusht - Një ditë pasi Qeveria e Kosovës deklaroi se do te vijojë projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Zhurit, në kufi më Kukësin, ministri Dritan Prifti deklaroi se qeveria shqiptare nuk ka dhënë ende OK-ejin për këtë projekt, bën të ditur Top Channel.
“Qeveria shqiptare ka ngritur një grup ndërministror. Javën tjetër do ketë takim dypalësh mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk do të shihen interesat e ngushta të qeverisë kosovare as të asaj shqiptare, por do të shihet përfitimi i përbashkët nga ky investim dhe ekspertët do të kenë fjalën e tyre për të minimizuar efektet negative”, tha Prifti.

Një ditë më parë Qeveria e Kosovës bëri të ditur se deri tani ka marrë 2 oferta serioze për realizimin e këtij projekti. Afati i pranimit të ofertave ka përfunduar më 25 gusht.

Iniciativa kundërshtohet në Shqipëri nga specialistët, pasi do të dëmtonte ekosistemin dhe do të nxirrte të pavlefshëm 11 HEC-e të vegjël në këtë zonë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›