Westerwelle: Harta e Europës Juglindore ka përfunduar

Beograd, 26 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle, ka thënë sot në kryeqytetin e Serbisë se ekzistojnë shanse për biseda të drejtpërdrejta ndërmjet Beogradit e Prishtinës, por vendi për zhvillimin e tyre është Brukseli dhe jo New Yorku.
Siç është shprehur ai, harta gjeografike e Eurpës Juglindore është vizatuar dhe ka përfunduar.
“Ka gjasa për bisedime të drejtpërdrejta midis Beogradit e Prishtinës dhe ky është rastr për jetë më të mirë. Në BE konsiderojnë se gjasa për këtë është tavolina në Bruksel, dhe jo New Yorku”, ka thënë Guido Westerwelle në rektoratin e Universitetit të Beogradit, njoftojnë mediat serbe.
“Do të vijë dita kur përfaqësuesit e Beogradit dhe të prishtinës do të ulen rreth të njëjtës tavolinë dhe të bisedojnë për BE-në. Për ju ndoshta kjo është utopi, por mund të realizohet. Pajtimi mund të ketë sukses nëse përballeni me realitetin. Pavarësia e Kosovës është realitet dhe Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë këtë e ka konfirmuar pa dilema”, është shprehur ai.
Kryediplomati gjerman do të takohet gjatë ditës me autoritetet më të larta të Serbisë
Para Beogradit, ai ka qëndruar në Zagreb dhe sot do të udhëtojë në Sarajevë. Nesër ai viziton Prishtinën dhe Graçanicën. Në Kosovë ai do të takohet me krerët më të larta tëç vendit dhe do t’u drejtohet ligjvënësve. Po ashtu do të vizitojë Shtabin kryesor të KFOR-it si dhe Prizrenin.