E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia feston 100-vjetorin

Ceremoni madhështore në Vlore me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.Ngritja e flamurit në shenjë simbolike në këtë ditë të shënuar mblodhi në Vlorë krerët e shtetit dhe politikës shqiptare, ndërsa në shesh ishin  me qindra e mijëra qytetarë, jo vetëm nga Vlora dhe qytetet rrotull, por nga të gjitha trojet shqiptare.

Festa e madhe e Pavaresise u kthye ne nje dite pelegrinazhi per te gjithe ata qe ndihen patriote, atdhedashes, qe e duan dhe e nderojne token tone. Ashtu sikurse nje shekull me pare, edhe sot ne Vlore ishin 'delegatet' nga qarqet e Shqiperise, por edhe nga Kosova. Disa prej tyre madje e kishin nisur prej ditesh rrugetimin me kuaj dhe kane mberritur ne Vlore ne kete dite te madhe.

Ne menyre simbolike Presidenti i Republikes 100-VjetoriPavarësia, nga Vlora në PrishtinëRita Ora mbërrin në ShqipëriUrimi i ambasadorëve amerikanë dhe kryetari i Bashkise se Vlores prene torten gjigante te pergatitur me kete rast. Nderkohe ajo qe binte ne sy ishte qendrimi prane njeri-tjetrit i Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit te opozites Edi Rama. Ne Vlore ishin edhe kreret e shtetit te Kosoves, presidentja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Hashim Thaci. 

Ne fjalen e rastit, Kryetari i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika deklaroi ne kete dite te shenuar, se te gjithe duhet te ecim perpara, te kete bashkim vellazeror ne te gjithe spektrin e ngjyrave, bashkim zemrash, vullnetesh dhe fuqish te pashterrura."Vlora jone ka arsye te ndihet krenare, si qyteti qe e mbajti frymen e gjalle te ndjenjes se lirise. Te gjithe ne shqiptaret kemi arsye te ndihemi krenare qe Ismail qemali ishte nje politikan i urte, nje burre i mencur. Ne jete te jeteve u nderofte emri dhe figura e tij!" tha Gjika.

Presidenti i Republikes, Bujar Nishani ne fjalen e tij pershendeti te gjithe bashkekombasit ne kete dite te madhe per gjithe shqiptarine."Kane provuar te na e çjerrin, grisin flamurin dhe nuk e kemi lejuar. Kane dashur ta zhdukin, por ne e kemi sjelle perseri, kane dashur ta ndryshojne, por nuk kane arritur ta ndryshojne apo ta mposhtin. Ja ku e kemi sot kete flamur krenar. Historia e vendit tone deshmon qarte per gjakun e derdhur, per sakrificat e shumta per te sjelle pavaresine dhe lirine", u shpreh Nishani. Kreu i shtetit tha se kete 100-vjetor ne vjelim punen dhe kontributin e atyre burrave dhe grave te nje shekulli me pare qe na sollen Pavaresine, ndaj figura e tyre do te mbetet e ndricuar nder vite.

Pritet torta gjigante në Tiranë

Nderkohe ne Tirane festimet kane vijuar me prerjen e tortes gjigante prej 14 tonesh, te vendosur ne sheshin Skenderbej. Ishte Kryeministri Sali Berisha, homologu i tij kosovar Hashim Thaçi, presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga dhe kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha,ata te cilen ndane edhe copat e para te kesaj torte per te pranishmit.

Rama: Ndryshimi është i pandalshëm

Partia Socialiste u zhvendos në Teatrin "Petro Marko" të Vlorës për të hapur ekspozitën "Historia e Flamurit".

Në fjalën e tij, kryetari i opozitës Edi Rama deklaroi se 100-vjetori është moment historik dhe një moment i jashtëzakonshëm për të parë të ardhmen përmes të shkuarës.

"Një Shqipëri e të gjithë shqiptarëve pa kufij është e mundur. Ne jemi krenarë që jemi pjesë e PS që në gjithë historinë e vet e ka mbrojtur me dinjitetin më të madh interesin kombëtar dhe e ka përfaqësuar atë interes në të gjitha momentet e historisë së saj", tha Rama, duke uruar të gjithë shqiptarët për 100-vjetorin e Pavarësisë.

Rama theksoi se ndryshimi është i pandalshëm dhe shfaqi shpresën që pas disa vitesh do të jetojmë gjëra që pakkush mund t'i imagjinojë.

Rama: Vlora, një festë e madhe

I ftuar në studion e Top-Channel në Vlorë, kreu i opozitës Edi Rama komentoi përfundimin e ceremonisë zyrtare dhe vijimin e festës në sheshin Ismail Qemali.

“Është një moment për t’i shprehur mirënjohjen dhe konsideratën më të lartë kreut të bashkisë së Vlorës, që me pengesa dhe mungesa të mëdha kapërceu këtë sfidë të jashtëzakonshme. Gjithashtu falenderoj qytetarët e Vlorës, që dhanë një nismë solidariteti me bashkinë, për të hapur dyert për mijëra qytetarë të ardhur, që janë gdhirë në Vlorë falë mikpritjes së tyre. Ishte e pritshme jo vetëm nga Kosova, por edhe nga treva të tjera. Askush nuk mendonte se 100-vjetori do të ishte i tillë dhe Shqipëria e bashkuar në Vlorë”, deklaroi Rama.

I pyetur nga TCH nëse ka qënë i qartë mesazhi për një politikë të bashkuar sot në Vlorë, Rama u përgjigj:

“Nuk e di këtë, por besoj se ne kemi bërë detyrën tonë dhe vazhdojmë ta bëjmë atë ndaj këtij qyteti, duke qenë këtu për të respektuar protokollin e shtetit, ku thuhet se pas ceremonisë ka një darkë të shtruar nga kryetari i bashkisë”.

Edi Rama i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes se, cila është simbolika e lules në ngjyrë blu të errët vendosur në xhaketë.

“Është ngjyrë vjollcë, një përzierje e së kuqes, ngjyra e flamurit tonë, me ngjyrën e flamurit të BE-së dhe është njëkohësisht ëndrra e rinisë shqiptare”, saktësoi Rama. Kreu opozitës shprehu keqardhje për shmangien që maxhoranca i bëri drekës zyrtare.

“Dreka zyrtare këtu në Vlorë besoj se është një detyrim jo vetëm zyrtar, por edhe etik dhe sigurisht një nderim i parashikuar nga protokolli për gjithë miqtë e ardhur. Ajo është shmangur për të vendosur kurorat për të ashtuquajturën festë e çlirimit, kur nuk ka pikë dyshimi që Shqipëria është pavarësuar më 28 nëntor 1912 dhe është çliruar nga pushtuesit më 29 nëntor 1944”, shtoi Rama.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›