Vlora ngre Flamurin. Festime edhe ne Tirane

Ceremoni madhështore në Vlore me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së
Shqipërisë.Ngritja e flamurit në shenjë simbolike në këtë ditë të
shënuar mblodhi në Vlorë krerët e shtetit dhe politikës shqiptare,
ndërsa në shesh ndodhen me qindra e mijëra qytetarë, jo vetëm nga
Vlora dhe qytetet rrotull, por nga të gjitha trojet shqiptare.
Festa e madhe e Pavaresise eshte kthyer ne nje dite pelegrinazhi per te gjithe ata qe ndihen patriote, atdhedashes, qe e duan dhe e nderojne token tone. Ashtu sikurse nje shekull me pare, edhe sot ne Vlore kane ardhur 'delegatet' nga qarqet e Shqiperise, por edhe nga Kosova. Disa prej tyre madje e kane nisur prej ditesh rrugetimin me kuaj dhe kane mberritur ne Vlore ne kete dite te madhe.
Ne menyre simbolike Presidenti i 100-VjetoriUrimi i ambasadorëve amerikanëAvramopulos anulon vizitënSkandal me ndarjen e tortës së Pavarësisë Republikes dhe kryetari i Bashkise se Vlores kane prere torten gjigante te pergatitur me kete rast. Nderkohe ajo qe bie ne sy eshte qendrimi prane njeri-tjetrit i Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit te opozites Edi Rama, te cilet shoqerohen edhe nga Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci. E pranishme ne kete dite te madhe per te gjithe shqiptaret eshte edhe Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga.
Ne fjalen e rastit, Kryetari i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika deklaroi ne kete dite te shenuar, se te gjithe duhet te ecim perpara, te kete bashkim vellazeror ne te gjithe spektrin e ngjyrave, bashkim zemrash, vullnetesh dhe fuqish te pashterrura."Vlora jone ka arsye te ndihet krenare, si qyteti qe e mbajti frymen e gjalle te ndjenjes se lirise. Te gjithe ne shqiptaret kemi arsye te ndihemi krenare qe Ismail qemali ishte nje politikan i urte, nje burre i mencur. Ne jete te jeteve u nderofte emri dhe figura e tij!" tha Gjika.
Presidenti i Republikes, Bujar Nishani ne fjalen e tij pershendeti te gjithe bashkekombasit ne kete dite te madhe per gjithe shqiptarine."Kane provuar te na e çjerrin, grisin flamurin dhe nuk e kemi lejuar. Kane dashur ta zhdukin, por ne e kemi sjelle perseri, kane dashur ta ndryshojne, por nuk kane arritur ta ndryshojne apo ta mposhtin. Ja ku e kemi sot kete flamur krenar. Historia e vendit tone deshmon qarte per gjakun e derdhur, per sakrificat e shumta per te sjelle pavaresine dhe lirine", u shpreh Nishani. Kreu i shtetit tha se kete 100-vjetor ne vjelim punen dhe kontributin e atyre burrave dhe grave te nje shekulli me pare qe na sollen Pavaresine, ndaj figura e tyre do te mbetet e ndricuar nder vite.
Pritet torta gjigante në Tiranë
Nderkohe ne Tirane festimet kane vijuar me prerjen e tortes gjigante prej 14 tonesh, te vendosur ne sheshin Skenderbej. Ishte Kryeministri Sali Berisha, homologu i tij kosovar Hashim Thaçi, presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga dhe kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ata te cilen ndane edhe copat e para te kesaj torte per te pranishmit.
Rama: Ndryshimi është i pandalshëm
Partia Socialiste u zhvendos në Teatrin "Petro Marko" të Vlorës për të hapur ekspozitën "Historia e Flamurit".
Në fjalën e tij, kryetari i opozitës Edi Rama deklaroi se 100-vjetori është moment historik dhe një moment i jashtëzakonshëm për të parë të ardhmen përmes të shkuarës.
"Një Shqipëri e të gjithë shqiptarëve pa kufij është e mundur. Ne jemi krenarë që jemi pjesë e PS që në gjithë historinë e vet e ka mbrojtur me dinjitetin më të madh interesin kombëtar dhe e ka përfaqësuar atë interes në të gjitha momentet e historisë së saj", tha Rama, duke uruar të gjithë shqiptarët për 100-vjetorin e Pavarësisë.
Rama theksoi se ndryshimi është i pandalshëm dhe shfaqi shpresën që pas disa vitesh do të jetojmë gjëra që pakkush mund t'i imagjinojë.
Në një prononcim për Top Channel, kryetari i Partisë Socialiste shprehu falenderimin për qytetarët e Vlorës që kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre për mijëra vizitorë që ndodhen në qytetin e Flamurit në këtë ditë të madhe të historisë së Shqipërisë.
"Eshtë momenti për të vlerësuar kryetarin e Bashkisë së Vlorës", tha Rama. Kreu i PS-së theksois e ka ende rrugë për të bërë për të pasur një qëndrim të unifikuar ndaj historisë. Sipas tij, sot është flamuri i Ismail Qemalit, i cliruar nga të gjitha simbolet e tjera.