E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëria feston vitin e ri 2025, mijëra njerëz i bashkohen koncertit dhe spektaklit të fishekzjarreve në sheshin “Skënderbej”

Në një super atmosferë me muzikë dhe një spektakël fishekzjarrësh qytetarët në Tiranë pritën vitin e ri 2025 duke festuar me familjarët dhe të dashurit e zemrës

Sheshi “Skënderbej” ishte kryeqendra e festimeve, ku qytetarë te shumtë zgjodhën të prisnin ndërrimin e viteve.

Festës iu gëzuan sigurisht më shumë të vegjlit.

Të shumtë ishin edhe turistët e huaj që zgjodhën Tiranën për të kaluar këtë moment të vecantë.

“Gëzuar! Ne vijmë nga Italia, do të rrimë 4 ditë këtu. Është hera e parë që vijmë në Tiranë dhe po na pëlqen shumë.”

“Ne vijmë nga Holanda, Tirana është shumë e bukur urojmë të gjithë për një vit sa më të mbarë.”

Urimeve iu bashkua edhe kryetari i bashkisë së Tiranës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›