Shqipëria firmos aktin e anëtarësimit në Fondin e Evropës Juglindore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha bëri të ditur se Shqipëria firmosi aktin e anëtarësimit në Fondin e Evropës Juglindore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. “Shqipëria firmosi aktin e anëtarësimit në Fondin e Evropës Juglindore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, i cili do të luajë një rol shumë të madh ne kreditimin, financimin, mbështetjen e këtyre sipërmarrjeve.” tha kryeministri.
10/10/2008
Në këtë kontekst, kryeministri ftoi vendet fqinje ta firmosin sa më shpejt këtë akt dhe të krijojnë këtë fond të përbashkët në interesin më të mirë të bizneseve të vendeve përkatëse dhe bashkëpunimit mes tyre.
Në vijim, duke shprehur mirënjohjen për bankën gjermane KFV, e cila deri më sot i ka dhënë Shqipërisë mbi 450 milionë euro ndihmë, Kryeministri informoi se u firmos me këtë bankë një tjetër kredi e rëndësishme për projektet e ardhshme.
10/10/2008