Shqiperia fiton 1-0 me Luksemburgun

Nje supergol i Hamdi Salihit u ka mjaftuar kuqezinjve per te fituar minimalisht ndaj Luksemburgut dhe per te marre trepikeshin e pare ne grupin D te Eleminatoreve te Europianit te vitit 2012. Ne Qemal Stafa ne mbeshtetjen e mijera tifozeve Kombetarja shqiptare jep spektakel por nuk shenon me shume se nje gol. Trajneri Kuzhe ashtu si kishte paralajmeruar luan me dy sulmues dhe te tjere lojtare me tipare ofensive si Muzaka Skela dhe Duro. Kuqezinjte e nisin mire ndeshjen dhe kane totalisht zoterimin e topit. Gjithsesi rastet nuk jane te pastra per te ngacmuar seriozisht porten kundershtare. Ne mesin e pjeses se pare provojne njeri pas tjetrit Duro dhe Curri por rezultati nuk ndryshon. Minuta e 37-te sjell edhe golin e vetem te takimit dhe con ne delir tifozet kuqezi. Dallku nis nje krosim te sakte ne zone dhe aty Salihi fluturimthi e dergon topin te trekendeshin e portierit kundershtar .Nje gol mjaft I bukur i sulmuesit te Rapidit te Vjenes qe vazhdon me formen e mire edhe ne Kombetare. Miqte e Luksemburgut ne minuten e 57-te mbeten me 10 futbolliste pasi Mutc merr kartonin e dyte te verdhe per stimulim dhe le skuadren me nje lojtar me pak. Gjithsesi miqte ne minuten e 71 me nje skeme perfekte gjuajne shtyllen por ne pozicion jashte loje. Kuzhe fut ne loje edhe Hyken dhe Lilen por pervec nje gjuajtje klasi te Skeles asgje nuk ndryshon. Perfundon 1 me 0 per Shqiperine qe pas dy ndeshjeve te para grumbullon kater pike. Ne kete menyre perseritet historia e eleminatoreve te Boterorit 2010 ku Kombetarja pati te njejtin start.