E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, fuqi ballkanike në MMA/ Kombëtarja kthehet me medalje në artet e përziera marciale

Nuk stërviten në arena madhështore.

Një skuadër e pasionuar kombëtare e një sporti tashmë jo të ri në Shqipëri, ajo e arteve të përziera marciale, gjithsesi është krenare që përfundoi me sukses një mision të vështirë.

U kthyen me medalje nga Kampionati Ballkanik I zhvilluar këto ditë në Beograd.

Në Arenën serbe, Alkeo Bici fitoi medalje argjendi, Jorig Daci, Renis Hyka dhe Noel Ndrecaj morën bronz, ndërsa Gersi Aliu doli I pesti në debutimin e tij ndërkombëtar.

Nënkampioni i Ballkanit, Alkeo Bici, flet kështu për Abc-në.

Përse i ka hyrë këtij sporti dhe çfarë pritet më tej?

Presidenti i Federatës, Arjan Rizai, tregon se çdo të thotë ky kampionat.

Riza shpreson që mbështetja të rritet në të ardhmen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›