E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shqipëria, hapa pozitivë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj Valikaj, priti në takim Dr. Khalid Koser, drejtorin Ekzekutiv Themelues të Fondit Global të Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit (GCERF), në fushën e parandalimit të radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Në takim u diskutua për hapat pozitivë dhe rezultatet që ka shënuar Shqipëria, në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, por dhe nevojën për të forcuar kapacitetet në kushtet dhe sfidat që sjellin zhvillimet dixhitale.

“Ekstremizmi i dhunshëm, terrorizmi, radikalizmi janë prezent po aq sa luftrat në disa rajone të botës; ato shfaqen “online” dhe më shumë “offline”, prandaj angazhimi dhe rezistenca duhen rritur”, u shpreh Felaj.

Në takim mori pjesë edhe Lejdi Dervishi, koordinatore Kombëtare për Ekstremizmin e Dhunshëm pranë Ministrisë së Brendshme.

1 nga 4

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›