E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia hedh ne tregjet nderkombetare financiare eurobondin e pare

Ne Shqiperi Ministria e Financave njoftoi sot se ka hedhur ne tregjet nderkombetare financiare eurobondin e saj te pare prej 400 milione eurosh.

Sipas ministrise ankandi i eurobondit ka filluar dhe pritet te mbyllet brenda kesaj jave dhe se shpresohet nje pjesemarrje e larte e institucioneve financiare nderkombetare qe mund te perfshijne fonde investimesh banka shoqeri sigurimesh apo pensionesh. Edhe Guvernatori i bankes Ardian Fullani u shpreh sot se ky eshte momenti me i pershtatshem per eurobondin.

Pjesa me e madhe e eurobondit do te perdoret per te shlyer para kohe kredine sindikale prej reth 200 milione eurosh te marre nje vit me pare me norma te larta interesi per financimin e rruges Durres Kukes ndersa sasia e mbetur do te shkoje per te zevendesuar nje pjese te huamarrjes se brendshme afatshkurter.

Kjo eshte hera e dyte qe qeveria tenton hedhjen e eurobondit. Majin e kaluar ajo deshtoi per shkak te tronditjeve qe pesuan tregjet finaciare si pasoje e krizes greke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›