E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e kryetarit te komunes Terthore hakmarrja shkak ekzekutimi

Ende pa u mbushur 24 ore nga ngjarja e rende ku mbeti i vrare me tre plumba ne pagun e shtepise kreu i komunes Terthore Remzi Veseli 40 vjeceksperte nga Tirana kane mberritur ne Kukes. Sipas grupit qe kryesohet nga zevendes drejtori i pergjithshem i policise se Shtetit Muhamet Rrumullaku dhe Drejtor i Krimeve te Renda Jashar Vreku tashme hetimet intensive kane nisur edhe pse nuk jepen hollesi.

bull Rama ngushellon familjaret e Remzi Veselit
bull Topi Autori para drejtesise
bull Dokle Si vrasja e Xhindit

Burime konfidenciale nga policia dhe prokuroria thone se po hetohet ne disa pista si ajo e hakmarrjes per shkak te detyres si dhe nje tjeter piste e cila nuk behet e ditur. Nderkohe Ministri i Brendeshem Lulezim Basha ka reaguar per ngjarjen.

Policia e shtetit ka marr te gjitha masat per hetimin e kesaj ngjarjeje te rende. Me kete rast deshiroj ti shpreh ngushelliemt familjareve te zotit Veseli per humbjen e te afermit te tyre. Personeli policor i drejtorise se qarkut te Kukesit ka marr te gjitha masat dhe po hetohen disa pista. Pres qe brenda nje kohe jo fort te gjate policia te zbardhe detajet e rrethanave te kesaj ngjarjeje. Per momentin perjashtohet vrasja per shkak te detyres pra funksionit tha Basha.

Forca te shumta policie mberriten ne vendngjarje dhe krehen gjithe zonen gjate gjithe oreve te vona te nates se mbremshme. Po keshtu u ngriten postblloqe te shumta ne te gjitha rruget nacionale dhe ne pikat kufitare e me pas u shoqeruan per ne komisariatin e Kukesit 10 persona te cilet jane marre ne pyetje por deri tani pa rrezultate konkrete. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Kukesit bejne te ditur se po hetohet ne disa pista per zbardhjen e motivit te krimit por eshte veshtire te arrihet ne nje perfundim konkretpasi 40 vjecari kreu i komunes Terthore nen siglen e Partise Socialiste ka pasur konflikte me disa persona.

Flutura Tota Azhornuar se fundi e marte 26 tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›