E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria heq të gjitha pikat e kuqe nga “Muri i Zgjerimit”, më 17 nëntor mbahet Konferenca e 7-të Ndërqeveritare në Bruksel

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë më 17 nëntor në Bruksel Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, e cila do të shënojë hapjen e negociatave mbi grup-kapitullin e fundit të procesit të anëtarësimit: Burimet, bujqësia dhe kohezioni.

Kjo nënkupton që Shqipëria ka hequr të gjitha pikat e kuqe nga “Muri i Zgjerimit” në Bruksel.

Gjatë një vizite në Bruksel me rastin e hapjes së kapitujve të Agjendës së Gjelbër më 16 shtator, Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, i prezantoi kryeministrit Edi Rama “Murin e Zgjerimit”, një tabelë ku tregohej progresi në procesin e zgjerimit të BE-së për Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate.

“Ky është ‘Muri i zgjerimit’. Shqipëria ka ecur kaq shpejt. Kur erdha në dhjetor, thuajse gjithçka ishte me të kuqe. E kuqja tregon që nuk është hapur ende, e verdha që është hapur dhe e gjelbra që është mbyllur”, tha Kos në atë takim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›