E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shqipëria humbet Mirlind Dakun për 2 ndeshje, pezullohet nga UEFA

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dalë me një vendim në lidhje me incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së EURO 2024, Shqipëri-Kroaci, ku ishte i përfshirë sulmuesi kuqezi Mirlind Daku.

Komisioni i UEFA-s ka vendosur të pezullojë për dy ndeshje futbollistin shqiptar, i cili nuk do të mund të luajë kështu në ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, në program për t’u luajtur të hënën e 24 qershorit në Dyseldorf.

Shqipëri luan nesër ndaj Spanjës ndeshjen e fundit në Grupin B, ndoshta më të rëndësishme të historisë së saj, në EURO2024.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›