E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Gallant: Takimet në SHBA vendimtare për vazhdimësinë e luftës

UASHINGTON, 23 qershor /ATSH-ANSA/ – Takimet me zyrtarë të lartë amerikanë do të jenë vendimtare për të ardhmen e luftës, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, para se të nisej për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Gjatë takimeve kam ndërmend të diskutoj zhvillimet në Gaza dhe Liban. Ne jemi gati për çdo veprim që mund të jetë i nevojshëm në Gaza, Liban dhe zona të tjera”, shtoi Gallant.

Gallant do të takojë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, homologun e tij Lloyd Austin, drejtorin e CIA-s William Burns dhe të dërguarin special të Biden në Lindjen e Mesme Amos Hochstein.

Ndër aspektet e misionit të Gallant në SHBA është edhe çështja vendimtare e zhbllokimit të dërgesës së një dërgese armësh në Izrael. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›