Shqipëria ka 50 mijë përdorues të rregullt droge
Alarmi është dhënë nga drejtuesit e qendrave rehabilituese në vend, të cilët po zbatojnë projekte që synojnë shkëputjen e përdoruesve nga droga. Harta e shpërndarjes së përdoresve të drogës, shtrihet nga veriu në jug
TIRANE-numri i përdruesve të rregullt të drogës në vendin tonë. Nëse një vit më parë, shifrat zyrtare flisnin për rreth 40 mijë të tillë, dje në ditën ndërkombëtare të drogës, janë raportuar rreth 50 mijë përdorues droge. Alarmi është dhënë nga drejtuesit e qendrave rehabilituese në vend, të cilët po zbatojnë projekte që synojnë shkëputjen e përdoruesve nga droga. Aksion Plus, deklaron se ky numër ka radhur në rritje vitet e fundit, ndërkohë që përdoruesit më të shumtë janë ata që injektojnë drogën nëpërmjet shiringave, duke përhapur kështu dhe sëmundjet infektive, si HIV-AIDS, apo hepatitet e llojeve të ndryshme. "Në total në vendin tonë numërohen rreth 50 mijë përdorues droge, nga këta, janë 5-6 mijë përdorues që kërkojnë ndihmë apo trajtim të menjëhershëm. Bëhet fjalë për përdoruesit e heroinës, dhe rrezikun më të madh të përdoruesve e kanë ata që injektojnë me shiringa, pasi kanë më shumë mundësi që të preken nga virusi HIV/AIDS, nga hepatitet apo dhe sëmundje të tjera", - ka shpjeguar Genci Muçollari, kreu i "Aksion Plus". Statistikat bëhen edhe më të frikshme për faktin se në këtë numër të lartë përdoruesish ka dhe 10-11 vjeçarë, meshkuj mbi moshën 40 vjeç, madje dhe nëna me fëmijë. "Të prekurit janë kryesisht të grupmoshës nga 18-20 vjeç deri tek 24-26 vjeç. Kjo është pjesa më e re, që zë edhe numrin më të madh të përdoruesve, - ka shpjeguar Muçollari. - Po gjithashtu droga ka rënë edhe në moshën më të re, ku nuk mungojnë as përdoruesit 10-11 vjeçarë. Kemi dhe raste përdoruesisht që janë mbi 40 vjeç, kemi dhe raste të martuar, madje edhe nëna me fëmijë", - ka sqaruar më tej tabelën e shifrave të përdoruesve të drogës, Muçollari. Harta e shpërndarjes së përdoresve të drogës, shtrihet nga veriu në jug. Tirana zë përqindjen më të lartë rreth 70% të totalit.
(d.b/GSH/BalkanWeb)