Haradinaj: Uroj që në Shqiperi të fitojë e djathta
Haradinaj ka bërë publike preferencën e vet politike pas një takimi që ka zhvilluar me një delegacion të partisë Lëvizja e Legalitetit të Kukësit. Haradinaj është i vetmi lider politik në Kosovë që ka bërë publike “votën” e tij
KUKES-Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i uron të djathtës shqiptare fitore në zgjedhjet e 28 qershorit. Haradinaj ka bërë publike preferencën e vet politike pas një takimi që ka zhvilluar me një delegacion të partisë Lëvizja e Legalitetit të Kukësit. “Është në interes të të gjithë shqiptarëve kudo që janë, që zgjedhjet të shkojnë mirë. Nga ana ime, e subjektit tonë politik, i dëshirojmë një fitore të djathtës në Shqipëri. Kemi një kujdes të veçantë për z. Sylejman Gjana, duke u nisur nga respekti që kemi për Mbretin dhe partinë Lëvizja e Legalitetit”, - u shpreh Haradinaj. Ndërsa, nga ana e tij, kryetari i Lëvizjes së Legalitetit për Kukësin, Sylejman Gjana tha mes të tjerash se, “në të ardhmen do të kemi bashkëpunim më të ngushtë në dobi të interesave të popullit shqiptar si në Kosovë edhe në Shqipëri, duke bashkëpunuar më ngushtë si në binjakëzimin e komunave tona, por edhe në afrimin e politikave tona të përbashkëta në interes të popullit shqiptar”. Në të njëjtën kohë, Haradinaj është shprehur në favor të rritjes së investimeve në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri. “Unë e dhashë një mendim timin, që në të ardhmen do të ishte në interes që të shtrihen investimet e Kosovës, nga buxheti i Kosovës, në brezin kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, një kufi që duhet të zbehet në vazhdimësi”, - theksoi kreu i AAK-së. Ramush Haradinaj është i vetmi lider politik në Kosovë që ka bërë publike “votën” e tij.
(d.b/GSH/BalkanWeb)