E Diel, 1 Nëntor 2026

"Grate, liri perfaqesimi, por dhe pavaresi ekonomike"

"Jo vetem barazi per grate ne vendimmarrje, por edhe liri ekonomike per to". Ky eshte premtimi i bere nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate nje takimi te zhvilluar mbremjen e djeshme me gra dhe vajza te kryeqytetit, duke zbardhur disa aspekte qe programi i ri qeverises, parashikon ne lidhje me integrimin e gruas shqiptare ne jeten publike e ne vendimmarrje. Rama u shpreh se do te ishte i paplote i gjithe ky proces, nese socialistet do te krijonin kushtet vetem te nje barazie ne Parlament, e nuk do ta shoqeronin kete hap, me hapa te tjere qe ndikojne direkt ne jeten e cdo gruaje shqiptare, e si rrjedhoje ne jeten shoqerore te Shqiperise. "Vendosja e grave ne kushte te barabarta me burrat, per t'u dhene mundesi qe te marrin pjese ne jeten politike, eshte vetem njeri nga aspektet, ndaj ne nuk duhet te pranojme qe ky eshte i vetmi aspekt", u shpreh Rama. Sipas tij, edhe sikur te shkojme ne nje barazi te plote te pjesemarrjes se grave ne Parlament do te ishte e pamjaftueshme nese nuk do shtrihej kjo gje ne te gjitha nivelet e pushtetit ne Shqiperi. "Per kete arsye, PS ka qene e fokusuar qe ne planin qeverises te flitet per politika qe krijojne jo vetem mundesine per te ushtruar te drejten e perfaqesimit, por edhe te krijoje perspektive per lirine ekonomike te grave", theksoi perpara te pranishmeve, Edi Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›