E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në rajon/ Enno Bozdo: Asnjë plan dhe asnjë masë, qeveria nuk do t’ja dijë se çfarë ndodh me qytetarët

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Enno Bozdo ka ngritur shqetësimin për çmimet e karburanteve në vend.

Referuar edhe të dhënave të publikuara nga monitor, Bozdo nënvizon se moskokëçarja e qeverisë për çmimet e larta të karburanteve, është ‘simptoma e një qeverie që nuk do t’ja dijë për se çfarë ndodh me shqiptarët”.

Gjithashtu ai thekson se qeverisë nuk ia ndjen dhe se nuk ka në plan të marrë asnjë masë të re për lehtësim të situatës.

Reagimi i plotë:

Moskokëçarja e qeverisë se çfarë ndodh me cmimin e karburanteve, është simptoma e një qeverie e cila prej një dekade nuk do t’ia dijë më se çfarë ndodh me shqiptarët!

Çdo propozimi të Partisë Demokratike për masa fiskale për lehtësimin e çmimit të karburanteve, qeveria prej vitesh i përgjigjet JO!

Shqipëria ka sot naftën më të shtrenjtë në rajon: 219 lekë ose rreth 2.3 euro/litër, nga 2.06 euro në korrik, një rritje prej 0.24 euro ose 21 lekë/litër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›