Shqiperia me zemer merr serish nje pike

Shqiperia nuk thyet. Pas tri takimesh te vlefshme per eliminatoret e Evropianit qe do te zhvillohet ne Poloni dhe Ukraine ne 2012-n kuqezinjte tane nuk kane pesuar asnje humbje
Perfaqesuesja jone edhe pse pa trajnerin Kuzhe ne stol arriti qe te zhvillonte nje loje mjaft te kenaqshme perballe nje kundershtari si Bosnje-Hercegovina. Ne stadiumin kombetar Qemal Stafa qe te dyja perfaqesueset ndane nga nje pike.
Formacionet
Ne takimin e vlefshem per kualifikimin ne Euro 2012 kombetarja beri nje revolucion te vertete ne formacion. Zevendestrajneri i kuqezinjve Xhemal Mustedanagic luajti me Arjan Beqajn ne porte ndersa kater vende ne mbrojtje ia besoi Andi Liles Lorik Canes Armend Dallkut dhe Kristi Vangjelit. Nderkohe qe ne mesfushe luajten Gjergji Muzaka Klodian Duro Ervin Bulku dhe Ansi Agolli. Qe te kater keta mbeshtesnin dyshen e sulmit qe u perbe nga Hamdi Salihi dhe Erion Bogdani. Me kete skeme trajneri boshnjak mohoi skemen qe kishte shpallur nje dite me pare pasi ne qender te mesfushash aktivizoi Bulkun dhe jo Lilen qe e dergoi nga krahu i djathte. Ky vendim i tij ishte mjaft i rendesishem duke qene se ne stol ndenji Ervin Skela. Per fantazistin vlonjat nuk kishte vend nga krahet qe u mbuluan nga Ansi Agolli dhe Gjergj Muzaka.
Kronika
Ndeshja nisi e balancuar me te dyja skuadrat me shume te kujdesshme per te mos pesuar gol. Pikerisht kete te fundit te paret qe e gjejne ishin boshnjaket te cilet duke perfituar edhe nga mungesa e Agollit ne krahun e majte te mbrojtjes shqiptare i cili kishte dale per te marre ndihmen mjekesore pas nje demtimi te pesuar ne gju gjejne golin e avantazhit me ane te sulmuesit Ibisevic qe shfrytezon mjaft mire nje kros te ardhur nga e majta e mbrojtjes kuqezi. Kuqezinjte mundohen te reagojne dhe ne nje rast te tille sulmuesi shkodran Hamdi Salihi godet traversen kundershtare pas nje topi perfekt te marre nga mesfusha qe gjithsesi le rezultatin 0-1 per miqte. Por kur mendohej se 45 minutat e para po perfundon ne dizavantazh te Shqiperise nje top i prekur qellimisht me dore nga boshnjaku Mravac sjell nje goditje denimi per kuqezinjte mjaft prane vijes se zones se rreptesise. Ekzekutimi merret persiper nga Duro i cili godet mjeshterisht duke barazuar gjithcka. Fraksioni i dyte i takimit nis me mire per kombetaren shqiptare. Pjesa e dyte nisi me zevendesimin e sulmuesit Erion Bogdani - nuk shenon qysh nga ndeshja me Danimarken me 6 shtator 2009 - me fantazistin Ervin Skela. Edhe trajneri i Bosnjes e nisi me dy ndryshime ne vend te portierit Hasagic fajtor ne golin e Duros hyri Begovic dhe ne vend te Mravac lojtari qe preku topin me dore hyri Pandzha. Shqiperia zhvilloi ne 15 minutat e pare te pjeses se dyte nje presing te jashtezakonshem duke e detyruar Bosnjen te terhiqej ne gjysmefushen e saj e duke zhvilluar nje nga lojerat me te mire te dhjete vitet e fundit. Misimovic goditi ne minuten e 61-te por Beqaj devijoi me kembe topin ne goditje kendi. Nje minute me pas Hamdi Salihi nje top per Muzaken por mesfushori i Dinamos goditi shume mbi traverse duke shperdoruar nje mundesi te mire.
Pjanic ekzekutoi nje goditje te lire por per fat topi preku shtyllen horizontale e pak sekonda me pas u anulua edhe nje gol i boshnjakeve per pozicion jashte loje. Golat 1-1. Shtyllat po 1-1. Trajneri Mustedanagic hodhi ne fushe Gilman Liken ne vend te Gjergj Muzakes jo ne diten e tij me te mire. Andi Lila rrembeu nje top mbrojtesi i Tiranes leshoi nje top ne zone por mbrojtja boshnjake arriti ta shmangte rrezikun me te madh te saj ne 25 minutat e para te pjeses se dyte. Mund edhe te kishim shenuar golin e dyte.
Portieri Arjan Beqaj pati shume pune duke dhene gjithcka nga pervoja e tij me se 18-vjecare ne futboll e duke shpetuar Shqiperine nga disa momente delikate para portes nderkohe qe kapiteni Lorik Cana ishte nje tjeter hero i kuqezinjve edhe pse luajti nga minuta e 75-te me gjurin e demtuar. Mesfushori i Olimpikut te Lionit Miralem Pjanic tregoi klasin e tij duke goditur shtyllen horizontale ne minuten e 88-te shtylla e dyte e tij. Trajneri Safet Sushic largoi nga loja sulmuesin Edin Dzeko i dorezuar para mbulimit perfekt te Dallkut ne kombinacion me Lorik Canen. Kapiteni i Shqiperise e kishte thene para ndeshjes Kam luajtur kunder lojtareve me te mire se Dzeko. Dhe pati te drejte. Cana ishte fituesi. Nje mesazh edhe per trajnerin e Gallatasarajit Frenk Rajkard. Nje ndeshje perfekte e ambasadorit te futbollit shqiptar.
Renditja
Pas kesaj ndeshjeje Shqiperia duke perfituar edhe nga barazimi pa gola i Bjellorusise me Luksemburgun renditet e para ne grup ne kuoten e 5 pikeve duke lene pas bjelloruset po me 5 pike dhe Bosnjen me 4 pike. Sot do te luhet ndeshja tjeter e grupit tone ajo mes Frances dhe Rumanise dy pretendenteve kryesore per kualifikim.
Kuzhe nga spitali Rezultat pozitiv
Ne Qemal Stafa dje u pa nje Shqiperi me dy fytyra. Ne te paren kuqezinjte edhe pse barazuan nuk shfaqen loje te mire nderkohe qe ne pjesen e dyte kombetarja jone arriti te kthente permbys gjithcka edhe pse shifrat mbeten te njejtat 1-1. Pas kesaj performance Kuzhe nga Spitali Amerikan dha dje pershtypjet e para. Ai e ka vleresuar lojen e perfaqesueses tone dhe gjithashtu dhe punen e mire te zevendesit te tij Xhemal Mustedanagic. Bosnja ka nje kombetare me kualitete te larta ne skuader dhe mendoj se barazimi eshte rezultati me objektiv. Mustedanagic e ka bere mire punen. Kishim mundesi edhe per ta humbur edhe per ta fituar kete ndeshje - deklaroi Kuzhe.
Pas 15 vitesh
Hera e pare dhe e fundit qe Sali Berisha si i pari i vendit asokohe ne rolin e Presidentit te Shqiperise ka qene ne stadium per te ndjekur kombetaren ne ndeshjen ndaj Moldavise ne 1995-n. Ne ate kohe kuqezinjve u pat sjelle fat perderisa skuadra qe drejtohej nga Neptun Bajko fitoi 3-0 duke treguar dominim jo vetem ne rezultat por edhe ne loje. Pas asaj ndeshjeje Berisha i njohur si nje njeri jo fort i pasionuar pas futbollit nuk ka qene me ne stadium per te pare nje ndeshje te kombetares. Por gjithsesi nuk ka rezistuar dot para fteses se para dy viteve kur administratori i deleguar i Milanit Adriano Galiani pas nje vizite ne zyren e Kryeministrit i dhuroi edhe fanellen me numrin 1 te Milanit e ftoi kete te fundit ne stadiumin e tij per te ndjekur ndeshjen Tirana-Milan. Berisha i pati sjelle mbaresi edhe Tiranes perderisa fitoi 2-1 gola te Muzakes dhe Daniel Xhafajt. Menjehere pas perfundimit te atij takimi Kryeministri deklaroi me humor Tani e deklaroj te hapur fushaten zgjedhore - duke iu referuar zgjedhjeve te qershorit te 2009-s. Nje itinerar gati i njejte u ndoq edhe ne ndeshjen e mbremshme. Dje Kryeministri Berisha priti ne zyren e tij homologun boshnjak Mustafa Mujezinovic ky i fundit pak me pas takoi edhe Presidentin Topi. Me tej ne mbremje te tre ishin te pranishem ne shkallet e Qemal Stafes per te ndjekur takimin midis Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines qe perfundoi ne barazim 1-1.