E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 tradhtaret me te medhenj te historise

Tradhtia eshte krimi me i madh qe mund te behet kunder atdheut dhe ne shumicen e rasteve denohet me vdekje. Koncepti i tradhtise ndryshon shume sipas vendeve por sidomos sipas koherave ne te cilat njerezimi ka jetuar. P. sh. ne ditet e sotme ne Palestine eshte radhiti e larte ndaj shtetit ti shesesh toke nje hebreu edhe nis nuk eshte shtetas izraelit ndersa ne Angline e shek. te XIV ishte tradhti edhe po ta shihje ne enderr ose ta imagjinoje vdekjen e mbretit te mbretereshes ose te femijeve te tyre. Kjo eshte lista e 5 tradhtareve me te medhenj te historise njerezore. Keta nuk jane tradhtare individualiste ose njerez qe tradhtuan per perfitim por tradhtare qe lane pasoja te tmerrshme ne historine boterore.

1. Jude Iskarioti

Tradhtia me e madhe ne bote perben nje rast te jashtezakonshem tradhtie. Ajo vlejti vetem 30 monedha argjendi. Kjo ishte shuma qe prifterinjte e larte te asokohshem i paguan te famshmit dhe famekeqit Jude qe ai tu dorezonte Jezus Krishtin. Megjithese nuk ka te beje me tradhti ushtarake apo patriotike e te tjera si keto juda eshte bere sinonimi me i goditur i fjales tradhti.

Ishte Nata e Pashkeve. Prifterinjte menduan se nese do ta arrestonin Jezusin do ta ulnin goxha popullaritetin e tij pasi shpifjet qe thoshin se Jezusi eshte blasfemues nuk pinin shume uje ne popull.

Keshtu qe vendosen ta arrestonin naten e pashkeve. Ishte pikerisht Juda qe per shperblimin qesharak prej 30 monedhash argjendi qe sipas kronikaneve dhe studiuesve ne kohen per te cilen behet fjale me to mund te blije vetem dy dele drejtoi garden qe do te arrestonte Jezusin drejt kopshtit te Gesthemane aty ku Mesia kishte kampuar bashke me dishepujt e tjere. Sikur ta kishte parandier namin e keq qe do ti dilte dhe peshen e asaj qe kishte bere Jude Iskarioti te nesermen u ktheu parate prifterinjve dhe vari veten.

2. Marcus Junius Brutus

Perpara se te lindte Perandoria Romake ishte koha e Republikes Romake parimet e se ciles jane baza e pothuaj te gjitha republikave demokratike qe jane krijuar qysh atehere perfshi ketu edhe SHBA-te. Republika Romake i kishte bazat e saj ne shperndarjen e pushteteve dhe kishte nje forme te decentralizuar te qeverisjes. Gaius Julius Cezar vendosi ti jepte fund kesaj ndarjeje te pushteteve dhe te perqendronte gjithe qeverisjen ne duart e tij duke e shpallur veten Diktator te perjetshem. Senati i alarmuar per kthesen qe po merrnin ngjarjet ne dem te vete senatoreve formuan nje grup konspirativ misioni i te cilit ishte vrasja e Jul Cezarit. Ne krye te grupit vrases u vendos miku me i ngushte dhe njekohesisht krahu i djathte i Cezarit Marcus Junius Brutus.

Ne 15 mars te vitit 44 p. K. Jul Cezari u vra. Sipas analizave te historianeve nga e gjithe bota mendohet qe Cezari te kete marre rreth 10 goditje me thike ose shpate 8 prej te cilave mendohet ti kete realizuar pikerisht Brutusi. Keto sigurisht qe jane me shume hamendesime sesa fakte por fakti me i madh dhe me i pakundershtueshem eshte qe Cezari frymen e tij te fundit nuk e perdori as per te ulerire nga dhimbja as per te bere ndonje deklarate dashurie as per te lene ndonje porosi. Me frymen e tij te fundit Gaius Julius Cezar tha Et tu Brute qe do te thote Edhe ti Brut Mirepo vrasja e diktatorit si shumica e tradhtive doli per keq si per Senatin ashtu edhe per Brutin. Menjehere pas vdekjes se Cezarit Roma u zhyt ne nje seri te pafund lufterash civile. Ne nje nga keto luftera Bruti ne krye te nje ushtrie te madhe tentoi te pushtonte Romen dhe te behej vete perandor. Roma ate kohe kishte nje force mbrojtese shume te vogel por qe i dha nje leksion te madh Brutit Tradhtaret kurre nuk fitojne. Bruti pesoi nje humbje te turpshme ne periferine e Romes. Te nesermen Marcus Junius Brutus tradhtari i udheheqesit me te madh te antikitetit Gaius Julius Cezar vrau veten. Ishte tetor i vitit 42 p. K.

3. Philippe Petain

Historia e Petainit eshte nje histori e renies nga parajsa ne ferr. Ne Luften e Pare Boterore Petain luftoi heroikisht ne mbrojtje te Frances dhe aleateve fitues dhe per kete arsye u shpall menjehere Hero Kombetar i Frances. Gjate paqes midis dy lufterave ai mori titullin Mareshal i Pergjithshem i Forcave te Armatosura Franceze. Fale suksesit dhe popullaritetit te tij ate e inkurajuan dhe i ofruan nje karriere politike si udheheqes mirepo nuk pranoi. Ne vitin 1940 Franca po priste me ankth ardhjen e nazisteve ne kufi. Philippe Petain u emerua menjehere Komandant Suprem i Forcave te Armatosura Franceze dhe Gjeneral i Pergjithshem. Franca besonte se heroi i saj me gjenialitetin e treguar ne fushebeteje do ti shkermoqte trupat naziste dhe do te ruante lirine aq te vyer dhe aq te deshiruar per popullin. Cfare beri heroi Brenda nje jave ia dorezoi Francen Hitlerit pa shkrehur asnje pushke te vetme. Jo vetem kaq por beri Vichyn kryeqytet dhe hodhi poshte nje mal me reforma liberale qe republika e trete franceze kishte bere. Madje shkoi dhe me tej u be aleat i pashpallur i nazisteve gjate pjeses se mbetur te Luftes se Dyte Boterore. Mirepo nuk mundi ti shpetonte fatit te zakonshem te tradhtareve pas luftes u arrestua u akuzua per tradhti dhe u denua me vdekje. Por Presidenti Sharl de Gol per shkak te moshes se madhe dhe kontributit te tij gjate Luftes se Pare e zbuti denimin me vdekje ne denim me burgim te perjetshem. Philippe Petain vdiq ne burg ne vitin 1951 ne moshen 95-vjecare.

4. Viskun Quisling

Quisling ishte nje tjeter bashkepunetor i nazisteve gjate Luftes se Dyte Boterore. Mirepo tradhtia e tij nuk ishte surprize si e Petainit. Quisling ishte themeluesi i Partise Fashiste Norvegjeze e cila ishte modeluar sipas partise se Hitlerit. Kur Gjermania sulmoi Norvegjine Quisling beri puc shteti duke tentuar te marre pushtetin. Mirepo puci i tij deshtoi dhe atij iu desh te priste derisa gjermanet ta pushtonin vendin e tij qe ai te behej kryeminister. Pushteti i tij ishte kukull pasi ne te vertete drejtonin nazistet por Quisling me deshire dhe perkushtim te rralle udhehoqi nje varg maskaradash dhe vrasjesh te patrioteve norvegjeze. Quisling u arrestua ne 9 maj 1945 dhe u ekzekutua ne 24 tetor 1945. Emri i tij eshte bere sinonim i kolaboracionit dhe tradhtise madje prej emrit te tij ka dale termi qeveri kuislinge.

5. Benedict Arnold

Asnje liste tradhtaresh nuk do te ishte e plote pa pasur ne brendesine e saj Benedict Arnoldin babain e kryetradhtareve amerikane te te gjitha koherave. Historia e tij eshte e pazakonte. Ai ishte hero amerikan i luftes revolucionare. Ne rangun e kolonelit ai udhehoqi milicine e Connecticutit se bashku me Ethan Allen udheheqes i famshem i nje cete milicie amerikane gjate luftes kunder mbreterise dhe ceten e tij gjate betejes per pushtimin e forteses Tincorderoga fortese kjo shuke e rendesishme per trupat mbreterore. Menjehere pas kesaj ai mori graden gjeneral dhe korri disa nga fitoret me te bujshme te luftes Anglo-Amerikane perfshi ketu dhe betejen e famshme te Saratoges. Por fatkeqesisht ai u ndie i nenvleresuar nga Kongresi Kontinental i atehershem pasi mendonte se ata nuk i merrnin shume seriozisht fitoret e tij. I mbushur me nje urrejtje te thelle kundrejt Kongresit ne vitin 1770 ai tentoi tu dorezonte West Pointin anglezeve. Komploti i tij u zbulua para se te realizohej por per cudine e te gjitheve Arnoldi ia doli mbane te arratisej. Menjehere pas kesaj ai u bashkua me forcat angleze te cilat i dhane graden gjeneral brigade. Benedict Arnold filloi nje seri fitoresh te vogla kunder vellezerve te tij por karriera e tij ushtarake ne emrin e mbretit ishte shume e shkurter. Ne vitin 1781 britaniket fimosen aktin e kapitullimit ne Yorktown.

Pas luftes Benedict Arnold u transferua ne Kanada me pas ne Londer. Roli i tij ne histori eshte i dyskajshem ne Angli ai eshte nje hero ne Amerike konsiderohet si me i poshtri i te gjithe tradhtareve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›