E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëria merr drejtimin e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Shqipëria ka marrë Presidencën e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC), detyrë të cilën do ta mbajë deri në qershor 2025.

Në takimin e fundit të Komitetit Ekzekutiv të Komisionerëve të Informimit (ICIC), u vendos që Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale i Shqipërisë, Besnik Dervishi të drejtojë këtë konferencë ndërkombëtare.

Përmes një njoftimi, Komiteti e ka informuar zotin Dervishi për rolin e ri që i është besuar duke shprehur vlerësimet më të larta për kapacitetin dhe profesionalizmin e spikatur gjatë këtyre viteve.

Presidencën e kësaj Konference Ndërkombëtare, ku aderojnë mbi 90 vende nga e gjithë bota, e ka mbajtur më herët Autoriteti meksikan për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit u mblodh për herë të parë në vitin 2003, ndërsa e fundit që mikpriti edicionin e 15-të të saj ishte Shqipëria në qershor të vitit të shkuar. Gjermania do të jetë vendi organizator i takimit të radhës, që parashikohet të zhvillohet në Berlin në muajin qershor.

Kjo konferencë ka si qëllim të nxisë mbrojtjen dhe promovimin e aksesit në informacionin publik, si një shtyllë themelore për qeverisjen sociale, ekonomike dhe demokratike, ndarjen e njohurive dhe praktikave më të mira, të krijojë kapacitete, të ndihmojë në identifikimin e asaj që nevojitet për përparimin global dhe të veprojë si një zë i përbashkët në forumet ndërkombëtare me synimin për të përmirësuar të drejtën e qytetarëve për informacion publik.

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC) 1 nga 2

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›