E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia merr pjese ne Festivalin e filmit ne Rome

Shqipëria në fillim të muajit qershor do të marrë pjesë në festivalin e filmit që do të zhvillohet në Casa del Cinema në Romë. Këtë e bën me dije për “ABC News” drejtori i qendrës se kinematografisë, Artan Minarolli.
Minarolli thotë se qëllimi ka qenë që aktivitetet në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë t’i zhvillojnë edhe jashtë Shqipërisë. 
Përzgjedhja e filmave është bërë nga organizatorët e festivalit dhe do te shfaqen 10 filma kryesisht prodhime të fundit të kinematografisë, si “Kronikë provinciale” , “Vdekja e kalit”, “Amnistia trishtimi i zonjës Shnajder”, “Nata pa hënë”,  “Dasma e shtyrë”,  “Hony moon”, “Tirana viti 0 kolonel Bunker”, “Lindje perendim lindje”. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›